Përfaqësueset e Zyres së Erasmus+ në Kosovë, vizituan Kolegjin AAB

8 Janar 2020

Përfaqësueset e Zyres së Erasmus+ në Kosovë, Jehona Lushaku Sadriu dhe Blerinë Zjaça, sot vizituan Kolegjin AAB. Ato u pritën në takim nga përfaqësuesit e Kolegjit AAB, Bujar Demjaha e Gëzim Shabani, ndërsa qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive për bashkëpunim më të afërt në fokus të përkrahjes së Kolegjit AAB nga ana e kësaj zyre në intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me Institucionet e arsimit të lartë në shtetet e BE-së.

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm.

Share: