Përfaqësuesja e University of Extremadura në vizitë në Kolegjin AAB në kuadër të programit Erasmus+

10 Qershor 2026

Kolegji AAB pati kënaqësinë të mirëpresë znj. María Jesús Rivera Sierra nga Universiteti i Extremadurës në Spanjë, e cila realizoi një mobilitet trajnues në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë qëndrimit në Kolegjin AAB, znj. Rivera Sierra mori pjesë në aktivitete të ndryshme profesionale dhe trajnuese të organizuara nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim. Programi përfshiu takime institucionale, sesione trajnimi mbi menaxhimin universitar, sistemet e informacionit, digjitalizimin e proceseve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe shkëmbim të praktikave më të mira ndërmjet stafit të të dy institucioneve.

Qëllimi kryesor i këtij mobiliteti ishte avancimi i kompetencave profesionale dhe digjitale në fushën e administrimit universitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit të Extremadurës. Programi gjithashtu krijoi mundësi për shkëmbimin e përvojave akademike dhe teknologjike, duke kontribuar në procesin e ndërkombëtarizimit dhe modernizimit të të dy institucioneve.

Gjatë vizitës, znj. Rivera Sierra prezantoi edhe një projekt ndërkombëtar të bashkëpunimit për zhvillim, i fokusuar në edukimin digjital dhe përfshirjen arsimore të fëmijëve në situata të cenueshme sociale, duke nxitur diskutime mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndikimin e tij në komunitet.

Kjo vizitë përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit të Extremadurës, duke dëshmuar angazhimin e përbashkët për promovimin e mobilitetit akademik, shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit profesional në arsimin e lartë.

Share: