Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB

17 Janar 2022

Në vazhdën e promovimit të sukseseve të fakulteteve të Kolegjit AAB, po risjellim disa prej aktiviteteve për të cilat Fakulteti Ekonomik veçohet nga të tjerët.

Fakulteti Ekonomik ka qëllim primar që përmes programeve të veta studimore t’i zhvillojë te studentët shkathtësitë që do ta ndërlidhin Ekonomiksin, Biznesin, Menaxhmentin dhe Teknologjinë Informative si disiplina kryesore që ndërveprojnë në ekonominë globale dhe që luajnë një rol kyç në krijimin e aftësive esenciale për bizneset dhe organizatat e tjera.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

1. Ligjërata dhe ndarje eksperiencash me të ftuar special nga fusha e ekonomisë

2. Promovime të librave shkencorë dhe workshope të ndryshme me qëllim të aftësimit profesional të studentëve

3. Tryeza informuese mbi menaxhimin dhe përgatitjen e studentëve për një treg global dhe konkurrues

4. Marrëveshje bashkëpunimi për mundësi avancimi

5. Organizim i Javës Globale të Ndërmarrësisë për 2021

Share: