Është përmbyllur me sukses java e parë e Shkollës Verore në kuadër të projektit “KO-in-EU”, i bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj jave pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjëratën me temën “Të drejtat e njeriut dhe demokracia në Bashkimin Evropian”, të mbajtur nga Asoc. Prof. Dr. Bashkim Rrahmani.
Ligjërata ofroi një trajtim të thelluar të parimeve themelore të demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rolit të tyre në proceset e integrimit evropian, duke nxitur diskutim akademik dhe reflektim kritik mbi standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian në këto fusha.
Programi përfshiu një numër të madh pjesëmarrësish, ku përveç studentëve të Kolegjit AAB morën pjesë edhe studentë nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Për pjesëmarrësit u ndanë certifikata si shenjë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tyre në aktivitetet e programit.



