Ka lindur në Lezhë të Shqipërisë. Studimet themelore në fushën e studimeve kulturore britanike dhe amerikane i ka përfunduar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitin 2008. Më pas ka mbaruar studimet master në Universitetin Filologjik të Tiranës për “Komunikim Ndërkulturor-Turistik dhe Linguistikë” në vitin 2010.
Aktualisht vazhdon studimet e doktoratës në Sofje të Bullgarisë në Universitetin NBU, Departamenti i Dizajnit, me tezën “Kultura Vizuale, Komunikimi Vizual dhe Kultura Dixhitale si ndërdisiplina nga tradita tek inovacioni”.
Elisa Nikolla i është bashkuar Kolegjit AAB, nga viti 2013, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve.
Ka qenë koordinatore në shumë projekte kulturore në organizata të ndryshme si CAAP, Terres des Hommes, World Vision, H.A.N.A si dhe për disa vite si bashkëpunëtore e revistës “FLATRA” kushtuar vetëm artit dhe stilit të jetesës.
Elisa Nikolla ka shërbyer si këshilltare e jashtme në Sektorin e Librit dhe Projekteve, në Drejtorinë e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog në periudhën Dhjetor 2021 – Dhjetor 2022, Tiranë.
Ajo ushtron detyren si Prodekane e Fakultetit të Arteve ne Kolegjin AAB që nga viti 2020 e në vazhdimësi.
Ka realizuar një sërë vizitash studimore në Itali, Greqi, Gjermani, Bullgari, Finlandë, Kroaci, Estoni dhe Maqedoni, ndërsa ka marrë pjesë në ekspozita dhe koloni të ndryshme kulturore-artistike me studentë të Kolegjit AAB si jashtë ashtu edhe brenda vendit.
Ekspozitë personale ndërkombëtare:
2020-Fort Worth Community Art Center,Texas, USA
Ligjëron lëndët: