PhD. Candidate

Eriona Ajvazi

Zyrtare për sigurim të Cilësisë

Eriona Ajvazi ka lindur në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet themelore dhe master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Kolegjin AAB , përkatësisht në vitet 2018 dhe 2021. Gjatë periudhës shkurt 2017 – korrik 2017, ndoqi program shkëmbimi akademik Erasmus+ në Universitetin publik të Łódzkit në Poloni , brenda Fakultetit të Filologjisë.

Aktualisht është kandidate në programin e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Grazit (Austri) , me fokus në Analizën Kritike të Diskursit në Gjuhën Angleze për Dialogun Kosovë-Serbi.

Trajnimet

Nga viti 2019 e tutje, aktivitetet e saj përfshijnë përfaqësim në Modelin Evropian Y-FED në Strasburg, trajnim dhe certifikim mbi marketingun digjital dhe SEO, prezantime në konferenca ndërkombëtare mbi gjuhësinë, arsimin dhe të drejtat e njeriut, si dhe një sërë trajnimesh Erasmus+ në vende si Franca, Holanda, Austria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Shqipëria, dhe Sllovakia.

Në vitin 2025, ka marrë pjesë në punëtori dhe seminare doktorale ndërdisiplinore në Itali, Kroaci, Austri dhe Shqipëri, me fokus në gjuhësinë, metodat, studimet e zonës, të drejtat e njeriut dhe arsimin e qendrueshëm. Këto përvoja e kanë pasuruar ndjeshëm formimin akademik dhe profesional, duke pasuar me njohuri të thelluara, rrjetëzim ndërkombëtar dhe perspektiva të reja ndërdisiplinore.

Puna në Kolegjin AAB

Që nga viti 2016, ajo është pjesë e stafit në Kolegjin AAB si përkthyese, kurse prej 2021 si ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Angleze. Paralelisht, që nga viti 2023 mban edhe pozitën e Koordinatores për Sigurimin e Cilësisë. Ajo ka përvojë gjithashtu si Zëvendës Kuratore në Global Shapers Prishtina (2020–2021) dhe Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove – Prishtina (2017–2019). Ka përkthyer në kontekste të ndryshme në KFOR, trajnime, ligjërata dhe kampe.

Eriona Ajvazi është përfshirë në mënyrë aktive në programe ndërkombëtare akademike dhe profesionale si Erasmus+, Workshope, konferenca dhe seminare në vende të ndryshme si Austria, Holanda, Franca, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja etj.

Ajo është certifikuar në fushat e metodologjisë së kërkimit, të drejtave të njeriut, arsimit të lartë për të rritur dhe vlerësimit të bazuar në kompetenca.

Ajo zotëron njohuri të avancuara në gjuhën angleze dhe njohuri mesatare në gjermanisht, spanjisht.

Është anëtare aktive e Western Balkans Alumni Association, dhe më herët ka qenë pjesë e organizatave rinore dhe qytetare si JEF Kosova dhe Global Shapers Prishtina, ku ka kontribuar në promovimin e vlerave demokratike dhe përfshirjes rinore në vendimmarrje. Në aspektin e projekteve, aktualisht shërben si anëtare e Grupit Këshillor të projektit ReLOaD3 në Kosovë, të mbështetur nga UNDP, që synon forcimin e demokracisë vendore në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2020 ka menaxhuar projektin për anëtarësimin e Kosovës në CERN, si dhe ka qenë e angazhuar në projektin “Të Ardhurat Bazë të Pakushtëzuara”, duke kontribuar në promovimin e politikave inovative për mirëqenien sociale dhe zhvillimin shkencor.

Interesat e saj akademike përfshijnë fusha ndërdisiplinore që lidhen kryesisht me gjuhësinë, analizën kritike të diskursit, peisazhet gjuhësore, sociolinguistikën, me fokus të veçantë në mënyrën si gjuha formëson identitetin, ideologjinë dhe marrëdhëniet e pushtetit në kontekste politike e sociale.

Ajo është e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe ndërlidhjes së arsimit me proceset demokratike, përfshirjen rinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel rajonal dhe evropian.