Prof. ass. dr.

Mentor Lecaj

Dekan

Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj, ish avokat i licencuar, është profesor dhe ekspert në të drejtën ndërkombëtare. Aktualisht, ushtron pozitën e Dekanit dhe Profesorit Asistent në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë. Ai ka kontribuar në çështjet teorike-praktike juridike dhe në kërkimin shkencor, me fokus në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e arbitrazhit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Zhvillimi profesional dhe formimi akademik i tij përfshin angazhimin si Profesor Asistent në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB në Prishtinë, https://aab-edu.net/en/ si dhe anëtarësinë në Këshillin Profesional pranë Qendrës për Trajnim dhe Inovacion Profesional, QAP – në Kolegjin AAB https://qapi.aab-edu.net/.

Ai është zgjedhur gjithashtu si arbitër në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës (OEK). https://www.oek-kcc.org/ Profesor Lecaj ka përfunduar studimet themelore në fushën e drejtësisë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës https://uni-pr.edu/ dhe ka kaluar me sukses provimin e Jurisprudencës https://md.rks-gov.net/.

Interesimi i tij akademik është orientuar drejt fushës së të drejtës ndërkombëtare, ku dhe ka ndjekur studimet postdiplomike duke përfunduar studimet master dhe të doktoratës në të drejtën ndërkombëtare në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës https://uni-pr.edu/ dhe në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup https://ukim.edu.mk/en/univerzitet/.

Gjatë këtyre studimeve ai i është përkushtuar analizës së sistemit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në çështje të organizatave të sigurisë ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare bërthamore dhe mjeteve diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe arbitrazhit.

Ai ka ndjekur kursin online të titulluar “Central Challenges of American National Security, Strategy, and the Press: An Introduction” nga Belfer Center for Science and International Affairs në Harvard Kennedy School of Government, Harvard University, ku ka fituar certifikatë nderi. https://www.belfercenter.org/

Ai është certifikuar pasi ka ndjekur programin “Defending the Rule of Law in Europe” në Radboud University në Nijmegen të Holandës. https://www.ru.nl/en

Gjithashtu ai është certifikuar në çështjet e kompetencave interkulturore pasi ka ndjekur blended intensive programme “Preparing students for an Intercultural Environment” nga Romanian-American University në Bukuresht të Rumanisë. https://www.rau.ro/?lang=en

Ai ka qenë pjesë e punëtorisë “Legal Pedagogy” të organizuar nga Ohio Northern University https://www.onu.edu/ në bashkëpunim me Kolegjin AAB https://aab-edu.net/en/, ku ka thelluar ekspertizën në fushën e pedagogjisë ligjore. Këto përvoja kanë thelluar njohuritë e tij për ndërlidhjen e problemeve në mes së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë globale.

Karriera e tij në mësimdhënie ka nisur në vitin 2007 në Universitetin Privat të Prizrenit, ku ligjëroi lëndët e së Drejtës Ndërkombëtare Publike dhe Organizatave Ndërkombëtare deri në vitin 2010.

Përkushtimi i tij ndaj arsimit dhe këshillimit të studentëve në fushën juridike e çoi atë të bëhej pjesë e Kolegjit AAB në Prishtinë në vitin 2013 https://aab-edu.net/en/, ku vijon të jetë ligjërues i rregullt, ndërkohë që ai ka ligjëruar me orar të pjesshëm edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren https://uni-prizren.com/en/.

Gjatë këtyre viteve, ai ka ligjëruar lëndë si e Drejta Ndërkombëtare dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar, duke trajtuar koncepte të ndërlikuara ligjore me qasje kritike dhe analitike. Përveç rolit të tij si ligjërues, ai ka ushtruar detyrën e Prodekanit në Fakultetin e Administratës Publike dhe më pas në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB. Ai ka qenë i përfshirë në procese të ndryshme akreditimi në këtë institucion, duke dhënë kontribut solid në zhvillimin dhe avancimin e standardeve akademike.

Angazhimi i tij akademik shtrihet përtej Kosovës. Ai ka marrë pjesë në mobilitete trajnimi në universitetin Romanian-American University në Bukuresht të Rumanisë https://www.rau.ro/?lang=en dhe është ftuar si staf vizitor dhe ligjërues në disa universitete ndërkombëtare. Ka qenë staf vizitor në Universitetin e Caen Normandy në Francë https://welcome.unicaen.fr/, në Radboud University në Nijmegen të Holandës https://www.ru.nl/en si dhe ka marrë pjesë në mobilitet trajnimi në Šiauliai State University of Applied Sciences në Lituani https://svako.lt/en.

Po ashtu, ka qenë profesor vizitor në Universitetin Masaryk në Brno të Çekisë, duke mbajtur ligjërata në kurs intensiv të specializuar me titull “E Drejta ndërkombëtare: Rasti i Kosovës” në maj të vitit 2022 https://www.muni.cz/en.

Përveç arritjeve në fushën akademike, Prof. Lecaj, një kohë të shkurtër ka punuar si avokat i licencuar dhe anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës duke ofruar këshilla dhe përfaqësim ligjor në fusha të ndryshme të së drejtës https://oak-ks.org/.

Ekspertiza e tij në të drejtën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ka qenë veçanërisht e vlefshme për të në rolin e tij si arbitër i emëruar në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit në OEK.

Ai ka punuar në organizata ndërkombëtare si Médecins du Monde – Francë https://www.medecinsdumonde.org/, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) https://www.jica.go.jp/english/ dhe ka marrë pjesë në projekte, duke kontribuar në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe paqes në Ballkan.

Prof. Lecaj është studiues aktiv, me pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, debate shkencore dhe tryeza diskutimi mbi tema të së drejtës ndërkombëtare, paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe arbitrazhit tregtar.

Interesat e tij kërkimore përfshijnë organizatat ndërkombëtare, çështjet e sigurisë bërthamore, të drejtën ndërkombëtare të sigurisë dhe arbitrazhin tregtar ndërkombëtar.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar. Ndër punimet e tij më të njohura përfshihen si më poshtë:

The Application of the International and Domestic Arbitration Law in Settlement of Legal Disputes: A Comparative Study
Link

The AUKUS International Legal Agreement and Its Impact on International Institutions and Security
Link

Property Rights Under the Ottoman Legal Taxation System
Link

Aftësitë dhe kompetencat:
Është folës amtar i gjuhës shqipe dhe ka njohuri të rrjedhshme në gjuhën angleze (është i certifikuar në “Principles of Written English” nga Universiteti i Berkeley-t). Ai gjithashtu ka njohuri bazë në gjuhën frënge dhe serbe. Aftësia e tij për të komunikuar koncepte të ndërlikuara juridike në disa gjuhë, si dhe ekspertiza e tij në aktivitetet ndërkulturore, e kanë bërë atë të vlerësohet dhe pranohet lehtësisht në qarqet e profesionistëve të së drejtës ndërkombëtare.

Përkushtimi i tij për të nxitur bashkëpunimin dhe bashkëveprimin ndërkulturor ka luajtur gjithashtu rol të rëndësishëm në punën e tij në projekte ndërkombëtare dhe bashkëpunime akademike.