Pesë studente të AAB-së po vazhdojnë studimet në Norvegji në kuadër të programit Erasmus+

16 Shtator 2021

Erza Idrizaj, Medline Geci, Yllza Morina, Ardijane Dobratiqi dhe Albulena Mavraj, janë pesë studente të Kolegjit AAB të cilat po vazhdojnë studimet master në Norvegji në kuadër të programit për shkëmbim të studentëve Erasmus+.

Ato tashmë për një semestër akademik janë bërë pjesë e Kolegjit NLA-NLA Mediehøgskolen Gimlekollen, në drejtimin Global Journalism.

Që të gjitha studentet tona, u shprehën entuziaste dhe të emocionuara për rrugëtimin jashtë vendit për studime master. Emocioni është i papërshkueshëm duke marrë parasysh se do jetë një eksperiencë e veçantë. E falënderojmë Kolegjin AAB për mundësinë, u shprehën ato.

Krahas ligjëratave dhe ushtrimeve që po i ndjekin në Kolegjin NLA, ku kanë pasur rastin të takohen me studentë e gazetarë të njohur anekënd globit që janë pjesë e programit, studentet e AAB-së u takuan edhe me ambasadorin e Kosovës në Norvegji, z.Uliks Emra, i cili i ka uruar dhe përgëzuar ato për suksesin dhe angazhimin, sepse siç ka thënë ai, me punën e tyre jo vetëm që përfitojnë në aspektin personal dhe ngritje profesionale, njëherësh kontribuojnë edhe në përfaqësimin e dinjitetshëm dhe fuqizimin e imazhit të Kosovës.

Erza, Medlina, Yllza, Ardijana e Albulena gjithashtu u kanë dhënë një mesazh të gjithë atyre që nuk kanë vendosur ende se ku do të ndjekin studimet, të zgjedhin Kolegjin AAB dhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ofron AAB për studentet në fusha përkatëse, siç është edhe mundësia e shkëmbimit me universitete të njohura evropiane.

Share: