Petrit Avdyli dhe Shpëtim Shala dy të diplomuar të suksesshëm në Shkenca Kompjuterike në AAB

Petrit Avdyli dhe Shpëtim Shala janë vetëm dy nga të diplomuarit e shumtë të gjeneratës 2016/17 në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në AAB.

Sado që ata që nga fillimet e veta ishin të dhënë pas programimit dhe se zhvillimet softuerike do të ishin profesioni i tyre i ardhshëm, as ata vetë nuk e kishin menduar se kaq shpejt do të arrijnë rezultate të dukshme.

Petriti dhe Shpëtimi, diplomuan me sukses në afatin e qershorit, gjithmonë duke u bazuar në, siç thonë ata, mbështetjen dhe gatishmërinë e stafit akademik dhe menaxhues të Kolegjit AAB gjatë studimeve.

Sot, Petrit Avdyli është punësuar në kompaninë Asseco SEE si Java Developer, ndërsa Shpëtim Shala është punësuar po ashtu si zhvillues në kompaninë “Telegrafi”.

 Studimet në AAB na kanë ndihmuar në arritjen e njohurive dhe thellimin e tyre si në zhvillim, testim të softuerëve, menaxhim të projekteve të IT-së, etj. thonë ata. Petriti dhe Shpëtimi vlerësojnë edhe angazhimin e Zyrës së Karrierës në AAB për përkrahjen që i jep studentëve përmes njoftimeve e trajnimeve për depërtim të suksesshëm në tregun e punës.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO