Po zhvillohet procesi i votimit për Unionin e Studentëve të AAB-së

Të nderuar studentë,
ju njoftojmë se Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB, ka filluar procesin e votimit për përbërjen e re të kësaj organizate të pavarur studentore.
Pas nominimit të kandidatëve nëpër njësi akademike, procesi do të vazhdojë nga data 20 janar deri më 27 janar 2020, përmes votimit online.
Secili student i AAB-së, do të ketë mundësinë të votojë kandidatin e tij të preferuar nga lista e të kandiduarve nga fakultetet.
Sikur edhe herën e kaluar, në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2018, rezultatet e votimit do të mund t’ i ndiqni në kohë reale brenda kampuseve të AAB-së në të tri degët, Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë.
Mos e humb rastin sepse vota yte ka shumë rëndësi!
Voto me 1 Click

INSTITUTI AAB
APLIKO