Politikani dhe biznesmeni, z. Gazmend Abrashi ligjëratë speciale para studentëve te Kolegjit AAB

14 Dhjetor 2021

Në një ligjëratë të organizuar nga Fakulteti Ekonomik, Gazmend Abrashi, ka folur me studentët e AAB-së mbi të bërit biznes duke ju përshtatur inovacioneve të fundit, sidomos atyre teknologjike.

Ai para studentëve ka treguar për rëndësinë e punës ekipore në arritjen e rezultateve të dëshiruara në kompani.

“Për më shumë se 30 vite përvojë menaxheriale e kam kuptuar rëndësinë e ekipit me të cilin punojë në arritjen e rezultateve të planifikuara. Sa është e vështirë të arrish suksesin e synuar, edhe më e vështirë është suksesi të menaxhohet dhe të jetë i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm. 

Përveç kësaj, sikurse që zhvillohet dhe rritet biznesi, ashtu duhet të zhvillohet dhe avancohet menaxhmenti në kompani”, tha ai.

Biznesmeni Abrashi tutje ka përgëzuar Kolegjin AAB për diferencën kualitative dhe infrastrukturore në sferën e arsimit në vend.

“Një përgëzim të madh për Kolegjin AAB mbi ndërmarrjen e iniciativave të këtilla dhe jo rastësisht Kolegji AAB ka bërë diferencën kualitative dhe infrastrukturore në sferën e arsimit të lartë në vend”, u shpreh z. Abrashi.

Ndërsa, profesori i Kolegjit AAB Agron Mustafa, foli më shumë për qëllimin edhe rëndësinë e organizimit të një ligjërate të tillë.

“Tregimet e njerëzve të suksesshëm të vendit tonë, meritojnë vëmendje dhe njëkohësisht janë inkurajuese dhe motivuese për brezat e rinj – menaxherë e liderë të ardhshëm, qoftë në biznes apo politikë”, shtoi prof. Mustafa.

Kolegji AAB po e dëshmon cdo ditë e më shumë se jo rastësisht është i renditur më së larti si institucioni më kredibil privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon. 

Share: