Presidenti i “Global Partners” Tood Geist dhe Jeremi Periera mbajtën seminarin “Lidershipi për sukses”, për studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj

11 Dhjetor 2017

Studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj dhe drejtori i kësaj dege z. Medain Hashani mirëpritën presidentin e “Global Partners” Tood Geist dhe Jeremi Periera, të cilët mbajtën seminarin ” Lidershipi për sukses” për studentët e Kolegjit AAB. 

Drejtori i kësaj dege z. Medain Hashani shprehu falënderime për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur për studentët, duke lënë hapësirë bashkëpunimi për organizime të tilla edhe në të ardhmen. 

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin studentët nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB në Ferizaj, të cilët gjatë seminarit gjetën mundësi për të diskutuar së bashku me z.Geist dhe z.Periera rreth shumë temave të cilat u diskutuan. Studentët u ndanë shumë të kënaqur duke shprehur interesim dhe gatishmëri për të qenë pjesë e organizimeve të tilla edhe në të ardhmen. 

Z.Geist dhe z.Periera falënderuan studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj për bashkëpunimin që patën gjatë seminarit, duke u ndarë shumë të kënaqur me njohuritë që studentët kishin, aftësitë komunikuese dhe interesin e shprehur për t’ i përditësuar njohuritë e tyre në fushën e lidershipit dhe të qenurit të suksesshëm.

Share: