Presidenti i Universitetit Evropian të Tiranës Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa: “Kolegji AAB shembull që duhet ndjekur nga universitetet e tjera”

15 Dhjetor 2021

Fakulteti i Administratës Publike organizoi ligjëratë me të ftuarin special, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, mbi temën “Kosova dhe Shqipëria në proceset e rajonalizimit”.

Para studentëve dhe stafit akademik potencoi çështje të rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe në veçanti të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe vuri në dukje pengesat burokratike, të panevojshme ndërmjet dy vendeve.

“Ndonëse tarifa doganore në iniciativat e përbashkëta është bërë zero, janë burokraci të tjera të cilat nëse kostoheshin, e kalojnë ose janë njejtë sikur të ishte tarifa doganore 10%”, tha z. Xhepa gjatë ligjëratës.

Ndërsa, Kolegjin AAB e cilësoi si shembull të punës dhe përkushtimit për arritjet e deritanishme.

“Jam i lumtur që për të dytën herë jam në Kosovë me ftesë të Kolegjit AAB. Ndihem i mrekulluar me vizionin që mban ky kolegj për të ardhmen e studentëve, shembull ky që duhet ndjekur edhe nga universitetet e tjera”, tha ai.

Në fund të ligjeratës, Dr. Selami Xhepa u përgjigj në pyetjet e studentëve.

Share: