Me prezantimin e GjirafaLab, nis bashkëpunimi i Kolegjit AAB me Gjirafa.com

Studentët e Fakultetit të Shkencës KompjuterikeKolegjit AAB patën rastin të ndjekin prezantimin e projektit më të ri të Gjirafa.com, GjirafaLab.

Projekti GjirafaLab është iniciativë e kompanisë Gjirafa.com,  që me mbështetjen e USAID ka për qëllim përkrahjen e ideve dhe startupeve të reja, me qëllim zhvillimin e produkteve dhe kompanive të reja që do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë të bazuar në internet.

Përveç USAID projekti  GjirafaLab,  mbështetet edhe nga StartupYard dhe Rockaway Capital, ndërsa qëllimi i shtrirjes së tij nuk do të kufizohet vetëm brenda Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gjatë prezantimit para studentëve të Kolegjit AAB, drejtori i kompanisë Gjirafa.com,  Mërgim Cahani, tha se ky projekt do të shërbejë si inkubator dhe do t’ju mundësojë programerëve dhe ndërmarrësve të rinj të shndërrojnë idetë e tyre në biznes të suksesshëm online dhe me ndikim në shoqëri. Ndërsa, studentët e Shkencave Kompjuterike të AAB, gjatë këtij prezantim interaktiv, prezantuan projektet e punuara gjatë studimeve si dhe diskutuan projektet dhe idetë e tyre që do të mund të përkrahen dhe mbështeten nga  GjirafaLab.

Cahani  shtoi se ekipet apo personat që përzgjidhen në program përveç investimeve, do t’u ofrohet zyre, mentorim, rrjetëzim, teknologji, mbështetje dhe çdo gjë e nevojshme për të arritur sukses.

Ai inkurajoi studentët që të aplikojnë me ide të reja, u bëri thirrje të shkojnë edhe personalisht në objektet e  Gjirafa.com,  për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe iu  premtoi studentëve mbështetje për realizmin e ideve të tyre.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO