Prof. Damjana Celcar është edhe një nga emrat e mëdhenj të Dizajnit të Modës në Evropë që ligjëron në Kolegjin AAB

28 Maj 2018

Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit më institucionet arsimore ndërkombëtare, ku një ndër pikat kyçe e këtyre marrëveshjeve është edhe shkëmbimi i personalit akademik, në Kolegjin AAB tashmë që një kohë është e angazhuar prof. Damjana Celcar nga Fakulteti i Arteve dhe i Dizajnëve të Lubjanës – Slloveni.

Ajo në Kolegjin AAB zhvillon lëndën “Patermaking” (Modelmarrje), në të cilën studentët e Fakultetit të Dizajnit të Modës po tregojnë një sukses të jashtëzakonshëm, sukses ky i dëshmuar nëpër ekspozita të ndryshme që janë organizuar në vend, e një ndër to ishte edhe Ekspozita Kolektive e Arteve dhe Arkitekturës që u mbajt javën e kaluar në Kolegjin AAB.

Prof. Damjana Celcar është një ndër emrat e mëdhenj në botën e Dizajnit të Modës jo vetëm në Slloveni, por në mbarë Evropën.

Kolegji AAB tashmë disa vite ka marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Arteve dhe Dizajnit të Lubjanës, me të cilin pos tjerash organizohen ekspozita, workshope si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

Share: