Prof. Dr Tauno Kekale nga Finlanda mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB në “Guest Speaker”

22 Dhjetor 2022

Nga “Vaasa University of Applied Sciences”, njëherazi përfaqësuesi i kompanisë “Merinova Ltd”, Prof. Dr. Tauno Kekale, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, e udhëhequr nga Prof. Vjollca Hasani. Ligjërata me temën “The new requirements for conformance: the ESCG directives – The governance and equality audits – Kërkesat e reja për përputhshmëri: Direktivat ESCG – Auditimet e qeverisjes dhe barazisë”, u prezantua nga Kekale si i ftuari i radhës në muajin “Guest Speaker” të Kolegjit AAB.

Kekale, diskutoi çështjen e standardeve evropiane që kanë të bëjnë me mjedisin, përgjegjësinë sociale dhe qeverisjen lokale. Këto standarde sipas tij janë mënyrat e vetme për t’i menaxhuar kompanitë dhe kështu do ekzistojë një pasqyrë që tregon se a janë të denja kompanitë për të qenë pjesë e tregut.

Studentët e pranishëm parashtruan pyetje në lidhje me këto standarde dhe kompaninë për të cilën punon Kekale, duke dashur të dinë më shumë edhe për mundësinë e bashkëpunimit për aktivitetet e radhës.

Share: