Dy profesoreshat e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, Aida Thaqi dhe Eriona Ajvazi, kanë marrë pjesë në Shkollën Dimërore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Valencias në Spanjë, me titull “Transformative Discourse Studies: Social and Political Struggle in a Polarised World”.
Kjo shkollë kishte për qëllim eksplorimin e rolit të diskursit në proceset e ndryshimit shoqëror dhe
politik, duke e trjatuar atë në një kontekst ndërdisiplinor dhe përmes qasjeve metodologjike
transformuese.
Në kuadër të kësaj shkolle, prof. Aida Thaqi prezantoi një punim shkencor që shqyrtonte rolin e diskursit
në aktivizmin për barazi gjinore në shoqërinë kosovare, duke analizuar mënyrat se si diskurset publike
dhe sociale ndikojnë në ndërtimin e narrativave për barazinë gjinore.
Ndërkaq, prof. Eriona Ajvazi prezantoi një punim mbi diskursin e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian,
duke e trajtuar atë si një diskurs transformues që kontribuon në ndërtimin dhe konsolidimin e shoqërive
bashkëkohore.

