Profesori i AAB-së, Donat Rexha, mbajti ligjëratë në Universitetin Ndërkombëtar Islamik të Malajzisë

Me ftesë të dekanatit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar Islamik të Malajzisë, Dr.sc. Donat Rexha, mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik në AAB, mbajti ligjëratë me temën, “Zhvillimi ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Qëllimi i organizimit të kësaj ligjërate ishte informimi i studentëve dhe profesorëve të Universitetit IIUM për sfidat që vendet e Ballkanit Perëndimor hasin në zhvillimin ekonomik dhe mundësinë e investimeve në Kosovë.

Rexha gjatë periudhës së qëndrimit atje, bëri  prezantim edhe për metodat e mësimdhënies, kushtet e studimit, aktivitetet studentore, revistat kërkimore shkencore, që posedon Kolegji AAB. Profesorët dhe studentët shprehen interesim që në një periudhë të afërt ta vizitojnë Kosovën dhe të diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit me Kolegjin AAB.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO