Programeri dhe menaxheri i TI në Kanada, z. Uran Shushka, mbajti ligjeratë për studentët e AAB-së

22 Nëntor 2018

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, patën mundësinë që të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga programeri dhe menaxheri  teknologjisë informative në Kanada, z. Uran Shushka.

Gjatë kësaj ligjërate, Shushka, ka bashkëbiseduar me studentët për anët pozitive të përzgjedhjes së profesionit të një programeri, ndikimet e këtij profesioni në zhvillimin profesional si dhe tiparet e një programeri të suksesshëm, si imagjinata, fokusi në detaje, ekspertiza, etj..

Uran Shushka motivoi studentët për profesionin që janë duke studiuar, duke thënë se kanë përzgjedhur një profesion dinamik dhe profitabil.

“Krijimi i një softëeri është proces kreativ dhe si i tillë në përfundim të jep një ndjenjë të përmbushjes. Gjatë rrugëtimit tuaj si programues, mënyra e të menduarit tuaj do të pësojë një transformim pozitiv dhe ju do të zhvilloheni në persona racional, pragmatik, dhe me shumë durim”, tha Shushka.

Shushka gjithashtu foli edhe përvojat e tij personale si programer që nga viti 1985, rreth viteve të fundit me banim dhe karrierë në Kanada, kryesisht si zhvillues i sofëare-it në fusha të ndryshme dhe si menaxher i sektorit të IT-së. Aktualisht i angazhuar në zhvillimin e platformës për këmbim të aseteve digjitale (crypto currencies).

Gjatë kësaj ligjërate, studentët bënë shumë pyetje dhe për të cilat morën përgjigje nga z.Shushka.

Share: