Prorektorja e Kolegjit AAB dhe Drejtoresha e QAP’it të ftuara në konferencën ndërkombëtare të Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan

2 Qershor 2023
The vice-rector of the AAB College and the Director of the QAP invited to the international conference of the University "Haxhi Zeka" Gjilan

Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Kolegjit AAB Venera Llunji dhe drejtoresha e Qendrës për Aftësim Profesional Diana Qarkaxhija ishin të ftuara në konferencën vjetore ndërkombëtare të universitetit publik “Kadri Zeka në Gjilan”. Në fjalën e saj përshëndetëse të kësaj konference e cila mban titullin “Shkenca dhe Teknologjia në promovim të vlerave njerëzore”, prorektorja Venera Llunji tha se temat e planifikuara për diskutim në këtë konferencë janë të një rëndësie të veçantë sepse si përfaqësues të arsimit të lartë janë shtylla mbajtëse e zhvillimit dhe ndërtimit intelektual dhe profesional të të gjitha gjeneratave që vinë pas.

Llunji falënderoi universitetin për ftesën në emër të rektoratit të Kolegjit AAB dhe stafit akademik, derisa iu uroi suksese në mbarëvajtjen e saj.

Share: