Psikoterapeuti Migjen Amzai mbajti ligjëratë speciale për studentët e Kolegjit AAB

26 Maj 2016

Në Kolegjin AAB, psikoterapeuti nga Maqedonia, Migjen Amzai, mbajti një ligjëratë speciale për studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB,  për metodën e psikoterapisë përmes vizatimeve të njohur si Art Terapia, duke u fokusuar kryesisht në interpretimin psikoterapeutik të vizatimeve të fëmijëve.

Këtë ligjëratë, psikoterapeuti Amzai ndau me studentët disa shembuj si dhe u shpjegoi atyre interpretimet e vizatimeve për raste me probleme të ndryshme të pacientëve të tij.  “Të punosh me fëmijët, përmes tyre e sheh e gjithë botën ku jemi tani”, ka thënë psikoterapeuti Amzai.

Në fund të kësaj ligjërate pati edhe një seancë pyetje përgjigje të studentëve të AAB-së, të cilët ishin tejet të interesuar për këtë mënyrë terapeutike të trajtimit të pacientëve.

Share: