Punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB, pjesë e katalogut “Ura me tre harqe”

11 Janar 2016

Punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve – dega Dizajni Grafik  dhe Multimedia, të Kolegjit AAB: Ilir Berisha, Afrim Spahija dhe Marigona Xhinolli,  janë botuar në katalogun, “Ura me tre harqe”, botim i Fakultetit të Arteve të Universiteti të Prishtinës “ Hasan Prishtina” dhe Galerisë së Arteve.

Në këtë katalog, ku janë përfshirë edhe punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB,  janë botuar edhe punime të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, punime të studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, dhe punime të studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Tiranës. 

Përveç kësaj, të gjitha punimet e studentëve të botuar në këtë katalog, janë ekspozuar në edicionin e shtatë të projektit “Ura më tre harqe” në Prishtin.

Share: