QAPI organizon trajnimet e radhës në kuadër të Programit Dimëror 2024

8 Shkurt 2024
QAPI organizes the next trainings within the Winter Program 2024

Me datat 21, 22 dhe 23 shkurt 2024 në Kolegjin AAB do të mbahen trajnimet e radhës në kuadër të Programit Dimëror 2024 nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI).

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit përfshirë edhe personelin e Kolegjit AAB, për të cilët trajnimet ofrohen pa pagesë. Ndërsa për kandidatët jashtë AAB-së shtatëdhjetë (70) euro për një trajnim njëditor (zbritjet për kandidatët e jashtëm aplikohen varësisht nga marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera). Pagesat duhet të bëhen në xhirollogarinë: “QENDRA PER AFTESIM PROFESIONAL DHE INOVACION” në PriBank Sha. me numër 2410130500000776.

Certifikatat për përfundim të suksesshëm të trajnimit lëshohen nga QAPI dhe rektorati i AAB, vetëm për kandidatët që kryejnë të gjitha kërkesat e programit dhe që marrin pjesë në 100% të seancave gjatë ditës.

Aplikimi duhet të bëhet përmes linkut: https://qapi.aab-edu.net/, ku do të konfirmohet se aplikimi është kryer me sukses. Numri i lejuar i pjesëmarrësve në trajnim do të jetë 25.

Për më shumë informata mund të kontaktoni: [email protected] ose [email protected]

Share: