Qendra e Karrierës në bashkëpunim me Elkos Group mbajtën ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

13 Prill 2022

Në vazhdën e aktiviteteve të Qendrës së Karrierës të Kolegjit AAB, u organizua aktiviteti i radhës në bashkëpunim me Elkos Group, për studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik, drejtimi Marketing, ku ndër të tjera në këtë ligjëratë u ofrua për studentët edhe mundësia për punë praktike me pagesë dhe punësim.

Në këtë ligjëratë, studentët patën mundësi të njihen për metodat, mënyrën dhe strategjinë e zhvillimit të marketingut në kuadër të kësaj kompanie si dhe përvojat se sa i rëndësishëm është marketingu në përmirësimin e efikasitetit në treg. Të pranishme për të diskutuar me studentët, ishin Zana Lipoveci – Kastrati, njëherësh ish studente e diplomuar e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dhe Donjeta Kelmendi, nga departamenti i burimeve njerëzore, ndërsa në fund të kësaj ligjërate studentët patën mundësi të bëjnë edhe pyetje.

Share: