Blerim Olluri lindi më 7 dhjetor të vitit 1974 në Lipjan. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në qytetin e lindjes. Studimet universitare i vijoi në Fakultetin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e magjistraturës i kreu në Fakultetin e Kriminalistikës në Sarajevë. Ndërkohë studimet e doktoratës në Fushën e Drejtësisë i ka përfunduar në Tiranë.
Blerim Olluri ka një përvojë të konsiderueshme si profesor universitar në institucionet e arsimit të lartë, veçanërisht në lëndët penale.
Aktualisht është Rektor në Kolegjin AAB- një nga institucionet universitare më të mëdha në Kosovë dhe rajon. Olluri ka qenë anëtar i Këshillit për Cilësi në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim të institucioneve për Arsim të Lartë, gjithashtu është anëtar i rregullt i Akademisë Amerikane për Shkenca Forenzike (AAFS).
Është i certifikuar si ekspert forenzik në shumë fusha të ekspertizës forenzike.
Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe trajnime të specializuara brenda dhe jashtë vendit.
Disa nga punimet shkencore të tij janë publikuar në “SCOPUS”, “Web of Science”, poashtu edhe në shumë revista shkencore vendore.
Disa nga punimet shkencore ndërkombëtare të tij janë:
Optimization Parameters of Fragmentary Voltage and Collision Energy for the Identification and separation of 1,3,5-Triamino-2,4,6-Trinitrobenzene (TATB) from other Explosives with Liquid Chromatography/Tandem Mass Spectrometry (LC/MS/MS), Poster Presentation, American Academy of Forensic Science, (2020), Anaheim CA, USA.
The Chemical Composition of GSR of Commonly Encountered Samples in Shooting Events in Kosovo by an Optimized and Validated Scanning Electron Microscope with Energy Dispersive X-Ray Spectroscopy (SEM/EDS) Method, Criminalistics, Poster Presentation, American Academy of Forensic Science, (2020), Anaheim CA, USA.
A study of the effect of working parameters and validation of SEM/EDS method for determination of elemental composition of commonly encountered GSR samples in shooting events in Kosovo, JFS, Volume 66, issue 6, AAFS, (2021), https://doi.org/10.1111/1556-4029.14803.
Assessment of Persistence of Gunshot Residues Produced by Firearms from Criminal Cases in the Republic of Kosovo, Sci.2022, 12(20), 10477; https://doi.org/10.3390/app122010477.
Importance, Tasks and Principles of Criminal Traceology, European Academic Research, ISSN 2286-4822, Impact Factor: 3.1 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), (2014).
Challenges for Implementing Standards Compliant with ISO/IEC 17025, for Narcotics and DNA Laboratory’s, World Academy of Science, Engineering and Technology eISSN: 1307-6892, (2015), London, UK.
The Role of IT Forensics in Combating Terrorism, ICTEA, ISBN: 978-9928-4221-5-6, (2015), Dubrovnik.
Development and Validation of a Thin Layer Chromatography Method in Forensics, for the Analysis of Organic Gunpoëder Residues after Firing Weapons, European Academic Research, ISSN 2286-4822, Impact Factor: 3.1 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+), (2015).
Disa nga konferencat shkencore vendore dhe ndërkombëtare:
Certificate of attendance to Interpol Firearm Forensic Symposium, France, (2011).
Certificate of attendance on The 6th Triennial Conference of the European Academy of Forensic Science, Hague, (2012).
Certificate of attendance to Interpol Firearm Forensic Symposium, Canada, (2013).
Certificate of attendance “Forensic Science days in Kosovo”, Prizren, Kosovo, (2014).
Certificate of Presentation “ Cyber Crime-Challenge for Modern Tech Analyses in Kosovo, Istanbul, Turkey, (2016).
Certificate of attendance on annual forensic meetings of ENFSI in Roma-Italy.
Certificate of “1st Ballistic Identification Corroboration seminar”, in Skopje-Macedonia.
Certificate of attendance in 2nd congress of International Association for Forensic Institutes.
Certificate of Participation “2-nd International Conference on Business, Law, Admin and Social Science, Tirana, Albania, (2015).
Certificate of attendance the 4th International Multidisciplinary Conference in Integrating Science, Dubrovnik, Croatia, (2015).
Certifikata e pjesëmarrjes në konferencën e II-të Shkencore Ndërkombëtare,“Policimi dhe Siguria, Shkencat ligjore dhe sfidat bashkohore të sigurisë”, Tiranë, (2017).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2005).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2006).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2007).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2009).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2017).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2018).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2019).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2020).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2021).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2023).
Certificates of attendance on international Annual Forensic Meetings in American Academy of Forensic Science, USA, (2024).
Disa nga mirënjohjet:
Mirënjohje për “kontribut 15-vjeçar në themelimin dhe përparimin e Shkencës së Forenzikës së Kosovës” nga Ministri i Punëve të Brendshme.
Letër rekomande nga Drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës.
Letër rekomande nga Shefi i Policisë së Kosovës – Seksioni i Trajnimeve të Specializuara, Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës.
Letër rekomande nga shefi i Sektori i Trafikut, Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës.
Letër rekomande nga Shefi i Trajnimeve të Specializuara, Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës.
Certifikatë e vlerësimit nga Komisionari i Policisë së Kosovës për kontributin në Bordin e Disiplinës dhe Ankesave të Policisë së Kosovës.
Disa nga përvojat profesionale dhe menaxheriale:
Blerim Olluri në vitin 2000 u angazhua në Policinë e Kosovës, gjatë shërbimit të tij 15-vjeçar në këtë institucion shtetëror ai u avancua dhe u gradua me gradat: rreshter, toger, kapiten, major dhe nënkolonel policor.
Nga viti 2003 deri në vitin 2010, Blerim Olluri shërbeu si drejtor i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës në Policinë e Kosovës. Gjatë periudhës kohore sa ishte në detyrën e drejtorit ai luajti rol kyç dhe dha kontribut rrënjësor në themelimin, ndërtimin dhe funksionalizmin e Laboratorit Qendror të Kriminalistikës në Policinë e Kosovës, si dhe dha kontribut themelor në shndërrimin e këtij laboratori në Agjenci Shtetërore për Forenzikë. Kontributi i tij përfshiu hartimin e legjislacionit të nevojshëm, transferimin dhe kontraktimin e personelit si dhe transferimin e aseteve nga Policia e Kosovës në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në vitin 2015, Blerim Olluri u emërua Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, duke u bërë autoriteti më i lartë ekzekutiv, administrativ, teknik dhe operativ i këtij institucioni shtetëror. Përgjegjësitë e tij përfshinin hartimin e politikave dhe strategjive të institucionit, administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm, organizimin dhe punësimin e personelit, nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe të vendimmarrjeve, menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe pasurisë së institucionit.
Gjatë kësaj periudhe (2015-2024) Agjencia e Kosovës për Forenzikë nën drejtimin e tij u zhvillua dhe arriti ngritje të kapaciteteve dhe të funksioneve forenzike duke akredituar shumë laboratorë shkencor sipas normave ndërkombëtare.
Sot, Agjencia e Kosovës për Forenzikë e cila ishte nën drejtimin e Blerim Ollurit për 20 vite, konsiderohet si një nga agjencitë më të besueshme dhe më të zhvilluara jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë.
Blerim Olluri konsiderohet themelues i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës dhe Forenzikës së Kosovës.
Blerim Olluri ka qenë pjesëtar dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai flet, lexon dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe.
Venera Kabashi- Llunji u lind më 12 dhjetor 1968 në Prishtinë.
Ka mbaruar Fakultetin Filologjik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze, ndërsa studimet e magjistraturës në Universitetin e Kalgarit në Kanada.
Ka përfunduar specializimin për Metodat Bashkëkohore të Mësimdhënies në Bournemouth, Angli, një specializim tjetër në Programin Zhvillimor për Udhëheqje të Lartë dhe Shkollën për Integrime Evropiane në Prishtinë.
Studimet e doktoratës së parë i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Europian të Tiranës, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, me temë: “Nacionalizmi si ideologji në programet e partive politike shqiptare në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj” dhe mori gradën shkencore: Doktor i Filozofisë në lëminë: Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike.
Studimet e dyta doktorale i ka përfunduar në Universitetin e Europës Juglindore (SEEU) në Maqedoni, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Kulturës dhe Komunikimit me temë: “Aspekti morfologjik, sintaksor dhe semantik i mbiemrave: Krahasim i përkthimit nga gjuha angleze në gjuhën shqipe” duke e marrë gradën e dytë shkencore: Doktor i Shkencave filologjike në lëminë e Gjuhës dhe Letërsisë angleze.
Ka përvojë pune nga viti 1991 si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe në Kolegjin AAB që nga themelimi i tij.
Në vitet 2002-2005 ishte këshilltare politike e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa në prill të vitit 2008 u emërua këshilltare politike e ministrit të Punëve të Jashtme.
Venera Llunji ishte anëtare e Asociacionit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Frankfurt /Gjermani, Dega në Prishtinë, gjatë viteve 1992-1999; anëtare e grupit punues pranë OSBE-së në procesin e monitorimit të projekteve për zhvillimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës dhe në projektet për implementimin e standardeve për Kosovën sipas Rezolutës 1244; anëtare e grupit punues në projektin për reformë të kapaciteteve në administratë publike në vendet e Evropës Jug-lindore; pjesëmarrëse në grupin koordinues të UNIFEM-it në Planin e veprimit për barazi gjinore në Kosovë. Ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare.
Ka përkthyer tre libra nga fusha e politikës : “Meritojmë Mëvetësi”, “Republika e Kosovës” dhe “ Helmimi- gjenocid modern”.
Në vitin 2005 është shpallur Qytetare Nderi e qytetit Kalgari në Kanada.
Nga viti 2014-2018 ishte dekane e Fakultetit te Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze në kolegjin AAB. Tani është Pro-rektore për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim në Kolegjin AAB.
Jeton në Prishtinë. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Prof. Ass. Dr. Petrit Bushi është ekspert i shquar në fushën e drejtësisë, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale në fushën e drejtësisë, administratës publike dhe integritetit institucional., ai ka ndikuar në zhvillimin e drejtësisë së tranzicionit dhe në përmirësimin e sistemeve të administratës publike.
Ai ka fituar një diplomë në Ekonomi nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Shtetëror të Tiranës në vitin 1988. Më pas, ai ka vazhduar studimet e tij në drejtësi, duke fituar një diplomë në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë në të njëjtën universitet në vitin 2001. Karriera e tij akademike ka kulmuar me të fituarit e titullit Doktor në Shkencat Juridike nga Universiteti Europian i Tiranës në vitin 2016 me temën doktoraturës me titull: “Hetimet financiare dhe konfiskimi i produkteve të krimit”.
Ka shërbyer në shumë poste të rëndësishme në institucione të ndryshme, duke filluar nga rolet e hetuesit në Prokurorinë e Korçës në vitet e hershme të karrierës së tij, deri te pozitat më të larta akademike dhe udhëheqëse në institucionet e arsimit të lartë. Ai ka punuar në Prokurorinë e Korçës, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ka pasur angazhime të rëndësishme si oficer ndërlidhës në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke punuar ngushtë me autoritetet ndërkombëtare dhe shërbimet policore për hetimin e veprave penale të krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar dhe korrupsionit në veçanti.
Gjatë karrierës së tij, ka kontribuar aktivisht në trajnime dhe seminare për luftën kundër korrupsionit dhe për përmirësimin e drejtësisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ai ka shërbyer si trajner dhe ekspert për organizata të tilla si Këshilli i Europës dhe OSBE, duke udhëhequr trajnime mbi hetimet financiare, korrupsionin dhe prokurimin publik. Kontributi i tij në fushën akademike është gjithashtu i shquar, ai është i angazhuar si ligjërues i lëndëve të ndryshme në drejtësi dhe vazhdon të publikoj artikuj shkencorë në revista të rëndësishme të drejtësisë dhe ekonomisë.
Në periudhën e fundit, ka mbajtur poste të larta menaxheriale dhe udhëheqëse në institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë rolin e Prorektorit për Planifikim dhe Zhvillim. Ai gjithashtu ka qenë Dekan i Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB në Prishtinë, ku ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për drejtësinë dhe administratën publike.
Përveç angazhimeve të tij profesionale dhe akademike, ka qenë një kontribues aktiv në shkencën dhe debatin publik në fushën e drejtësisë dhe luftimit të korrupsionit. Ai ka prezantuar punimet e tij në konferenca të ndryshme shkencore dhe ka botuar artikuj në revista të njohura të drejtësisë dhe ekonomisë.
Hasan Saliu ka kryer Gazetarinë në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës (1994-1998). Studimet master i kryen nga fusha e Komunikimit Masiv – Komunikim Politik, ndërsa doktoratën gjithashtu në shkencat e Komunikimit Masiv. Tema e disertacionit ka qenë nga fusha e teorive bindëse të komunikimit masiv, si: komunikim strategjik, propagandë, diplomaci masive, marrëdhënie publike.
Për 13 vjet ka punuar si gazetar, redaktor përgjegjës, opinionist në shtypin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, ndërsa për një kohë ka punuar për Institutin Gjerman të Hulumtimeve Politike He-Ma.
Nga viti 2009 është mësimdhënës në Kolegjin AAB në lëndët: Gazetari hulumtuese,Komunikime ndërkombëtare, Komunikim biznesi, Modele teorike të komunikimit masiv, Marrëdhënie publike, Metodologji e punës shkencore, ndërsa në Universitetin publik të Tiranës nga viti 2012 është bartës i lëndës Marrëdhënie publike ndërkombëtare në studimet master dhe më pas i lëndës Diplomaci publike.
Kërkimet e publikimet: Ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore me prezantime e artikuj shkencorë, anëtar bordi i disa konferencave shkencore ndërkombëtare, organizator i konferencave shkencore ndërkombëtare, dhjetëra punime shkencore të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar edhe studimin monografik “Komunikimi në diplomacinë publike – Sfidat e soft power-it të Kosovës në rritjen e imazhit ndërkombëtar”.
Gëzim Shabani u lind më 4 shtator 1987 në Lipjan. Studimet bachelor në fushën e Ekonomisë (2010) dhe studimet master për Menaxhment dhe Informatikë (2013) i ka kryer në Kolegjin AAB. Ka përfunduar studimet e doktoratës në drejtimin e Turizmit, në Universitetin St. Kliment Ohridski në Maqedoni.
Ka ndjekur disa trajnime në fushën e menaxhimit dhe financave, po ashtu ka botuar punime shkencore në revista vendore e ndërkombëtare në fushën e menaxhimit, marketingut, turizmit. Është i certifikuar për kontabilitet dhe shkathtësi të komunikimit, është anëtar i Bordit të Institutit AAB për kontabilitet dhe auditorë të certifikuar.