“Rrjetat Multimediale dhe Wireless”, ligjëratë për studentët e kompjuterikës nga i diplomuari i AAB-së, Shpat Berzati

10 Janar 2018

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, si një nga programet studimore më të kërkuara në tregun e dijes, në kuadër të zbatimit të kurrikulës akademike një rëndësi të veçanë po i kushton edhe ligjëratave speciale me ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe.

Një ligjëratë e tillë u realizua në kuadër të lëndës “Rrjetat Multimediale dhe Wireless” me ekspertin e kësaj fushe Shpat Berzati, i cili ka përvojë 10 vjeçare në fushën e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë. Vlen të ceket se z.Berzati, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.

Studentët patën mundësi të dëgjojnë për trendet e fundit në këtë fushë të studimit, duke shpalosur edhe statistika në bazë të kërkesave për tregun e punës për profesionet si: inxhinier i rrjetave, administrator i rrjeteve, etj…

Në këtë ligjëratë u bisedua edhe e ardhmja e telefonisë mobile 5G, implementimi si dhe përparësitë e kësaj teknologjie. Në fund të këtij bashkëbisedimi me studentët, Shpati tregoi përmes simulimit fazat e zhvillimit të një projekti nga kompania InterAdria, ku ai punon.

Kolegji AAB vazhdon të jetë vend i mundësive dhe i suksesit, këtë e dëshmojnë të arriturat e studentëve tanë të diplomuar, ku falë studimeve cilësore në Kolegjin AAB, ata janë të gatshëm menjëherë për tregun e punës.

Share: