Fakulteti i Komunikimit Masiv, programi Produksion, organizon shfaqjen e produkteve finale mediatike të studentëve

29 Qershor 2017

Të premten, më 30 qershor 2017, nga ora 19.00 në Teatrin AAB “Faruk Begolli” do të shfaqen tre projektet finale mediatike (emisione televizive) të studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, programi Produksion, absolventë të gjeneratës 2014/15.

Në këtë program do të mund të ndiqni:

“Prishtina Retro”, emision kushtuar historikut të Prishtinës

“Parkur”, emision që i kushtohet promovimit të sportit të ri Parkur në Kosovë, dhe

“Ole”, emision kushtuar futbollit kosovar

Shfaqja premierë e këtyre emisioneve, do të jetë edhe provimi përfundimtar i studimeve bachelor për studentët që morën pjesë në realizimin e tyre.

Ju mirëpresim!

Share: