Shkurta dhe Mirlinda, infermieret e diplomuara në AAB e të punësuara në Gjermani

24 Qershor 2021

Shkurta Haliti dhe Mirlinda Uka janë edhe dy studentet e diplomuara në Fakultetin e Infermierisë në Kolegjin AAB, të cilat krahas studimeve kanë qenë edhe pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, ndërsa sot kanë filluar punën si infermiere në Gjermani.

Ato dhe kolegët e tyre të cilët tash e tre muaj kanë filluar punën në Gjermani, janë shembulli më i mirë i një bashkëpunimi të frytshëm në trinomin AAB, LINGUA dhe partnerët gjerman.

Shkurta dhe Mirlinda, janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqura me mikpritjen nga stafi i vendit të tyre të punës, dhe ndihmën që iu është ofruar, qoftë në procesin e punës po ashtu edhe në procesin e integrimit në Gjermani.

Ajo që na bën edhe më krenarë në këtë pikë është edhe vlerësimi që po u bëhet studentëve tanë nga punëdhënësit gjermanë, për nivelin e përgatitjes profesionale nga Kolegji AAB, dhe përgatitjes së gjuhës gjermane dhe të tjera nga stafi i Lingua-s.

Numri i studentëve tanë të cilët po fillojnë punën në klinikat gjermane, partnere të Programit, tanimë nuk janë raste individuale, kjo tashmë po dëshmohet që Kolegji AAB dhe Programi për Karrierë dhe Punësim, do të jetë adresa e vetme e suksesit për infermierët të cilët synojnë tregun gjerman!

Share: