Shpalos eksperiencën e rrugëtimit profesional e ftuara e radhës në AAB Alumni Talk

29 Dhjetor 2021

Në promovimin e studentëve të diplomuar të suksesshëm në kuadër të aktivitetit #AABAlumniTalk, e ftuar për të shpalosur eksperiencën e rrugëtimit të saj profesional para studentëve aktual ishte Shukrije Lecaj, e diplomuar në fakultetin e Shkencave Sociale.

Alumni Shukrije, u shpreh se është e lumtur që është në AAB, tashmë në cilësinë e një ish studenteje të suksesshme. “Jeni me fat që jeni pjesë e Kolegjit AAB, përkatësisht drejtimit të Shkencave Sociale, është drejtim që ju hap dyert në të ardhmen, pedagogjia për mendimin tim nuk është profesion por është mision”.

Ajo gjithashtu theksoi se AAB e ka ndihmuar shumë edhe në publikimin e disa botimeve që i ka realizuar. Përveq trajnimeve, punëve praktike që i ka përfunduar, Shukrije Lecaj, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale tani është e punësuar si koordinatore pedagogjike në projektin SHPRESË Caritas Zviceran në Kosovë.

Share: