Shtëpia Botuese AAB dhe “Educational Centre Kosova” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

17 Korrik 2018

Në ambientet e Kolegjit AAB, Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese Ndërkombëtare “Educational Centre Kosova” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese Ndërkombëtare “Educational Centre Kosova” në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Po ashtu, kjo marrëveshje përfshinë edhe promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB nga “Educational Centre Kosova”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave të AAB-së (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Shtëpia Botuese Ndërkombëtare “Educational Centre Kosova” me seli në Prishtinë ka nisur punën nga viti 2014. Kjo shtëpi botuese përfaqëson mbi 80 shtëpi botuese nga Evropa dhe Amerika.

Share: