Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese “Logos – A” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

28 Gusht 2018

Me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në sferën e botimeve, Shtëpia Botuese AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shtëpinë Botuese “Logos – A” me seli në Shkup.

 Marrëveshja u nënshkrua në mes të drejtorit të Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtorit të Shtëpisë Botuese “Logos – A”, z. Adnan Ismaili.

Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me zhvillimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve në sferën e botimeve, në kuadër të së cilës është edhe pjesëmarrja e Shtëpisë Botuese “Logos – A”, në Panairin Vjeshtor të Librit, i cili do të mbahet në Kolegjin AAB, në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit përfshinë edhe promovimin e librave të Shtëpisë Botuese “Logos – A” në mjediset e Kolegjit AAB, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shfrytëzim të hapësirave (Teatrin, amfiteatrin, sallat të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

 

Share: