Studentë të nivelit master të Kolegjit AAB, drejtimi Fitnes dhe Nutricion, vizituan ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës

23 Maj 2022

Studentët e Kolegjit AAB të shoqëruar nga profesorët Dr.Nazim Myrtaj dhe Dr.Blerim Sylejmani, në kuadër të bashkëpunimit që tashmë Fakulteti i Kulturës dhe Sportit ka me Komitetin Olimpik të Kosovës, vizituan ambientet e këtij Komiteti. Studentët u njoftuan nga udhëheqësit Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi për programin e Akademisë Olimpike, që do të funksionojë si Departament i ri brenda KOK-ut.

Bashkëpunimet e tilla janë gjithmonë të duhura për ngritjen profesionale të studentëve, të cilëve njëkohësisht u mundësohet zgjerimi i aktiviteteve të tyre të edukimit.

Share: