Studentët e AAB-së do të mund të certifikohen pa pagesë nga InfoTech Academy

14 Shkurt 2019

Me qëllim të promovimit të nismave të përbashkëta profesionale, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe kompania InfoTech Academy nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi. Sipas kësaj marrëveshje, studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB do të kenë mundësi që tani e tutje praktikën profesionale ta zhvillojnë edhe në InfoTech Academy. Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterik, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe drejtorit të InfoTech Academy, z.Burim Sherifi.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB do të mbështesë InfoTech Academy me programet e saj arsimore për ngritjen profesionale të personelit, ndërsa studentët do të përfitojnë edhe nga mundësia për të ndjekur trajnimet (dhe të certifikohen pa pagesë) e njohura ndërkombëtarisht, si: Introduction to IoT (Internet of Things), Enterpaunership dhe Introduction to CyberSecurity të cilat organizohen nga InfoTech Academy.

 

Share: