Studentët e AAB-së krijojnë bazën e të dhënave për NDI, e cila do t’ i dhurohet Kuvendit të Kosovës

Baza e të dhënave me pyetjet e deputetëve, e krijuar nga studentët e Fakultetit të Shkencës Kompjuterike, me kërkesë të NDI e që do t’ i dhurohet Kuvendit të Kosovës, si dhe mbështetja teknologjike në “Javën e Gruas 2019”, janë dy projektet për të cilat në shenjë bashkëpunimi NDI ndau mirënjohje për 11 studentët e Kolegjit AAB të angazhuar në këto projekte.

Drejtori i NDI, z.Alexander Chavarria falënderoi studentët për ndihmën e ofruar gjatë realizmit të këtyre projekteve duke vlerësuar angazhimin e tyre profesional si dhe bashkëpunimin me Kolegjin AAB, tash e disa vite.

Në projektin “Java e gruas 2019” kontribut me punën e tyre dhanë studentët Naim Hamidi, Qëndresa Hamiti, Puhiza Ejupi dhe Valdrin Zeqiri.

Ndërsa në realizimin e bazës së të dhënave e cila do të jetë donacion i NDI-së për Kuvendin e Kosovës, e mundësuan studentët Leonard Morina, Fitim Istrefi, Kushtrim Krasniqi, Delvin Krasniqi, Endi Ibrahimi, Majlinda Tërdevci dhe Andi Kosumi. 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO