Studentët e AAB-së për herë të dytë po mirëmbajnë sistemin elektronik dhe të TI në aktivitetet e Javës së Gruas

22 Mars 2018

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, për herë të dytë po realizojnë dhe mirëmbajnë shërbimet elektronike dhe të TI në aktivitetet për shënimin e Javës së Gruas 2018 (Week of Woman), organizuar nga NDI (Instituti Demokratik Nacional).

Në këtë projekt janë angazhuar 4 studentë të Shkencave Kompjuterike, të cilët aktivitetin e tyre profesional e kanë filluar qysh në muajin shkurt.

Studentët kanë realizuar një ueb aplikacion dhe po mirëmbajnë  sistemin aktual me të cilin po punohet gjatë aktiviteteve një javore.

Kujtojmë se studentët tanë edhe vitin e kaluar kanë realizuar dhe mirëmbajtur aspektin teknik të aktiviteteve të shënuara në kuadër të Javës së Gruas (Week of Woman) me ç’rast ata ishin shpërblyer nga NDI.     

 

Share: