Studentët e AAB-së suksesshëm përfunduan “Ditët e prezantimeve studentore”

31 Maj 2018

Në përmbylljen e suksesshme të vitit akademik, një numër i madh i studentëve të të gjitha drejtimeve të Kolegjit AAB organizuan “Ditët e prezantimeve studentore”, ditë kjo e cila u karakterizua me punime hulumtuese e shkencore nga ana e tyre.

Hapjen e këtyre punimeve e bëri z/rektori i Kolegjit AAB, prof. Shemsedin Vehapi, i cili për studentët tha se qëllimi i këtyre prezantimeve ishte promovimi i studentëve dhe punës së tyre, duke synuar të nxisë kërkimin shkencor dhe hulumtime të tjera në lidhje me fusha të caktuara.

Ai gjithashtu shtoi se “Kolegji AAB vazhdimisht bën përpjekje që të gjithë studentët të aftësohen në drejtimet e tyre përkatëse”, ndërsa shtoi se ndihet mirë kur para tij sheh studentë të zellshëm që vitin e tyre akademik e përfundojnë me njërën ndër komponentat kryesore që ka Kolegji AAB, atë të kërkimit shkencor.

Ngjashëm pohuan edhe studentët pjesëmarrës në këto punime, të cilët thanë se puna afatgjate dhe përgatitja e këtyre prezantime i bën që të formësohen akademikisht dhe të kuptojnë më mirë mënyrën e kërkimit shkencorë. Gjithashtu, “Ditët e prezantimeve studentore” u japin atyre mundësi që të njihen me punimet e njëri – tjetrit.

Në fund të këtyre prezantimeve, të gjithë studentët pjesëmarrës morën edhe certifikata për kontributin e tyre në “Ditët e prezantimeve studentore”.

Kujtojmë se “Ditët e prezantimeve studentore” në Kolegjin AAB këtë vit po mbahen për herë të parë, ndërsa kjo praktikë do të vazhdojë të aplikohet edhe në vitet e ardhshme për të gjithë studentët tanë.

Share: