Studentët e AAB-së, vizitituan laboratorin e verës “Stone Castle” për të parë komponimet që mund të aplikohen në fushat mjekësore

7 Shkurt 2018

Në kuadër të punës praktike në terren studentët e Fakultetit të Stomatologjisë të shoqëruar nga prof. Ylber Bajraktari, kanë vizituar laboratorin e verës “Stone Castle” në Rahovec, ku me këtë rast studentët në kohë reale aplikuan njohuritë për hulumtime të cilësisë dhe përcaktimit kimik të verës.

Ata gjithashtu patën mundësi të shohin edhe reaksionet e ndryshme që ndodhin në proceset kimike si dhe ato biokimike, çka ndikon apo e ndalon një proces kimik i cili rezulton në përfitimin e komponimeve të cilat mund të shftytëzohen edhe në fushën mjekësore.

Studentët këtë vizitë e cilësuan si shumë të rëndësishme duke thënë se ishte një eksperiencë e mirë dhe se vizitat e tilla në kuadër të studimeve janë gjithmonë të mirëseardhura.

 

 

Share: