Studentët e AAB-së për vizitë studimore në Gjermani

22 Prill 2015
Prishtinë, 22 prill 2015-  Një grup prej 12 studentësh të nivelit master të Fakulteti të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, të shoqëruar nga stafi mësimdhënës i AAB-së,sot udhëtuan për një vizitë pesëditore studimore në institucionet përkatëse në Gjermani.
 
Në Gjermani ata do të vizitojnë Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Nürnberg-ut dhe të Heidenheim-it. Në këto qytete ekipi do të vizitojë edhe qendrat për punë sociale e ato për përkujdesjen e fëmijëve e të rinjve.
 
Gjithashtu, në agjendën e vizitës studimore, është edhe qyteti universitar i Hajdelbergut.
 
“Vizita realizohet në kuadër të punës praktike dhe përgatitjeve të temave të masterit për këtë grup të studenteve. Gjatë vizitës do të zhvillohen takime edhe me rektoratet e universiteteve e të fakulteteve përkatëse. Disa studentë do të angazhohen edhe në hulumtime të përbashkëta sociale në të dyja vendet me kolegët e tyre gjermanë për hartimin dhe finalizimin e temave të masterit sipas programit të studimeve”,  ka shpjeguar Xhavit Rexhaj, prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
 

Share: