Studentët e Fakultetit Ekonomik të AAB-së të kërkuar në tregun e punës  

24 Prill 2018

Studentët e programit studimor Marketing dhe Administrim Biznesi, të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB janë punësuar në projektin për hulumtim të tregut nga Kompania Prima Tobbacco.

Leona Berisha, Vlera Morina, Artë Hyseni, Tringa Sylejmani dhe Xhoena Alija, kanë fituar punë me kontratë të rregullt si hulumtuese të tregut në projektin vjetor të hulumtimit i cili organizohet nga Prima Tobacco Japan.

“Jam mirënjohëse që në sajë të ndërmjetësimit të Kolegjit AAB, sot jam e punësuar në Prima Tobacco”, është shprehur studentja Xhoena Alija. Edhe studentja, Artë Hyseni ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e saj për Kolegjin AAB dhe mundësinë e punësimit në kompaninë Prima Tobacco.

Ky projekt mbahet çdo vit dhe zgjat 6 muaj. Suksesi dhe përkushtimi i studenteve të punësuara, do të hapë mundësinë për bashkëpunime të tjera në vitet e ardhshme. Me këtë rast, prof. Brikena Berisha, njëherit edhe iniciuese e këtij projekti dhe profesoreshë e lëndës Kërkime Tregu, tha se është mundësi e mirë për studentët që përveç anës teorike nga ligjëratat e marra, universiteti të negociojë punësim profesional me ç’rast studentët njihen edhe me anën praktike të fushës, duke kompletuar përgatitjen e tyre profesionale.

Share: