Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, dega në Gjakovë zhvilluan vizitë në ndërmarrjen “INOX”

8 Janar 2019

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dega në Gjakovë, të shoqëruar nga drejtori i kësaj dege Rifat Haxhija dhe me profesorët Ali Ismajli e Rrezarta Gashi, zhvilluan vizitë studimore në ndërmarrjen “INOX”.

Vizita është realizuar me studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik, ndërsa kishte për qëllim që studentët të informohen nga afër lidhur me funksionimin, menxhimin, financat, marketingun e ndërmarrjes, si dhe shërbimet që i ofron kjo ndërmarrje.

Studentët u mirëpritën nga udhëheqësja e financave pranë kësaj ndërmarrjeje, z. Enisa Dibrani e cila mbajti një ligjëratë informuese për studentët duke iu ofruar njohuri relevante nga eksperiencat e saja disavjeçare në sektorin e menaxhimit. Dibrani me këtë rast, me studentët ndau edhe përvojat e saja të studimeve master në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB.

Studentët vlerësuan këtë vizitë, pasi që ata vlerësojnë se praktika të tilla u mundësojnë të jenë më të përgatitur në rrugëtimin profesional në të ardhmen

Share: