Studentët e Fakultetit Ekonomik u certifikuan për pjesëmarrje aktive në punë praktike në bankën “NLB”

29 Mars 2019

Pjesë e programit të studimeve në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB është edhe puna praktike e studentëve që realizohet në institucione ku ata mund të shohin praktikisht gjërat që i kanë mësuar gjatë studimeve.

Kështu, studentët e Fakultetit Ekonomik, u certifikuan për pjesëmarrje aktive në punë praktike në të gjitha degët e Bankës “NLB”.

Me këtë rast, dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, prof.dr. Shaip Bytyqi tha se Kolegji AAB në vazhdimësi bën përpjekje që studentëve t’ u krijojë hapësira edhe për praktika profesionale.   

“Kolegji AAB dhe Fakulteti Ekonomik është shumë i përkushtuar që studentëve t’ iu ofrojë mundësi që ata të njohin tregun e punës dhe të përgatiten edhe praktikisht, për t’ i bërë më të sigurtë kur ata të jenë gati për tregun e punës”, shtoi ai.

Edhe studentët këtë praktikë e cilësuan si shumë të dobishme për të fituar eksperianca të reja në punën që do ushtrojnë në të ardhmen.

Studentja Emrana Pista ishte njëra ndër ta. Ajo theksoi se kjo praktikë i ka shërbyer që të arrijë përsosmëri: “Kjo eksperiencë do të më shërbejë shumë në të ardhmen time, gjithashtu do të më ndihmojë të arrij përsosmëri nga ana teorike në atë praktike, prandaj ndihem shumë e kënaqur për mundësinë e dhënë nga Kolegji AAB”, tha Emrana.

Share: