Studentët e Fakultetit Juridik, praktikë profesionale në Kompaninë e Sigurimeve “Prisig”

24 Janar 2018

Ketjona Shatri dhe Agron Dreshaj janë edhe dy studentë të tjerë të Kolegjit AAB, të cilët po shfrytëzojnë mundësitë dhe bashkëpunimet e Kolegjit AAB me institucione vendore dhe ndërkombëtare, për të kryer praktikën profesionale nga fusha e tyre e studimit.

Ketjona dhe Agroni, si studentët të Fakultetit Juridik, kanë filluar praktikën në Kompaninë e Sigurimeve “Prisig”, duke thënë se shpresojnë që kjo praktikë një mujore t’ ju shërbejë për të mësuar gjëra të reja dhe të njihen me njerëz të rinj.

Ata poashtu shtuan se këto praktika përveç se na mundësojnë t’ i shprehim idetë tona lirshëm dhe të bashkëpunojmë me njerëzit përreth, rëndësi të madhe kanë edhe për ndërtimin e CV tona.

Ketjona dhe Agroni në kompaninë “Prisig” janë angazhuar në departamentin ligjor, ku do të shohin praktikisht se si funksionon një department i tillë në një kompani sigurimesh.

 

Share: