Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv vizituan Klan Kosovën

24 Janar 2018

Studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, fakultetit më të madh për studime të gazetarisë e studimeve të medias në trojet shqiptare, në kuadër të vizitave studimore në mediume të ndryshme brenda e jashtë vendit, vizituan televizionin Klan Kosova.

Ata kaluan një dite pune bashkë me stafin e televizionit Klan Kosova, në kuadër të lëndës “Zhanret dhe teknikat e gazetarisë” me prof. Gazmend Syla, i cili është edhe kryeredaktor i deskut informativ në këtë medium.Vizitat e tilla praktike e studimore, studentët i cilësojnë si ndihmesë shumë e madhe për ta, për ta parë praktikisht pjesën teorike që e mësojnë gjatë ligjëratave.

Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore dhe akademike, brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa deri tani rreth 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar.

Shumica prej tyre kanë zënë pozita të rëndësishme në institucioneve të caktuara, si udhëheqës e drejtorë mediash të ndryshme, zyrtarë të zyrave për marrëdhënie me publikun, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, etj..

Share: