Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike u njoftuan lidhur me programin e punës praktike në Polymath Labs

14 Mars 2022

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB në bashkëpunim me Polymath Labs, kompani e cila ofron produkte softuerike dhe shërbime të zhvillimit të softuerit, mbajtën prezantimin lidhur me programin e punës praktike para studentëve të vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Studentët patën mundësi të njihen për së afërmi me programin që ofrohet nga kjo kompani në cilësinë si Inxhinier i Automatizimit për Sigurimin e Cilësisë.

Programi i praktikës zgjat 6 muaj dhe është i ndarë në pjesën teorike dhe praktike si dhe me mundësi punësimi në këtë kompani. Poashtu, studentët patën mundësi që të bëjnë edhe pyetje, ndërsa afati i aplikimit është deri më 14 mars.

Share: