Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale festuan Ditën Ndërkombëtare të Poezisë

21 Mars 2019

Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Kopshtin “Hello Kids”, festuan Ditën Ndërkombëtare të Poezisë. Për të shënuar këtë ditë studentët e programit “Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale” përgatitën poezi me tema të ndryshme të cilat i interpretuan së bashkë më fëmijët e kopshtit “Hello Kids”.

“Ky aktiviteti kishte karakter sensibilizues e edukues, për kultivimin e dashurisë për poezinë dhe librin për fëmijët”, u shpreh prof. Alberita Bytyqi.

Fëmijët dhe edukatoret e Kopshtit “Hello Kids” u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studentëve të Kolegjit AAB-së, ata gjithashtu falënderuan edhe stafin e Fakultetit të Shkencave Sociale, për të cilët thanë se janë gjithmonë të gatshmën për të bashkëpunuar.

Share: