Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, praktikë profesionale në Institucionet Parashkollore

30 Janar 2018

Studentët e Kolegjit AAB gjatë studimeve të tyre ndjekin edhe pjesën praktike, këtë e dëshmon më së miri angazhimi i tyre profesional në institucione të ndryshme publike dhe private.

Pas shumë studentëve të fakulteteve të ndryshme të cilët po kryejnë praktikën profesionale në kuadër të studimeve të tyre në institucione të ndryshme, edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, janë duke kryer praktika profesionale në Institucionet Parashkollore dhe Parafillore në gjithë Kosovën.

Studentët e Shkencave Sociale thanë se të gjitha sukseset që ata kanë gjatë studimeve por edhe pas tyre janë falë angazhimit dhe përkushtimit që Kolegji AAB ofron për studentët.

Studentët këto praktika janë duke i kryer në Shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, Kopshti “Bardha” në Prishtinë, Kopshti “Dielli” në Drenas dhe Kopshti “Linda” në Fushë Kosovë.

 

 

Share: