Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale vizituan Qendrën e Fëmijëve “Dielli” në Drenas

16 Dhjetor 2015

Me rastin e  festave të fundvitit,  Fakulteti i  Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me një grup të studentëve të drejtimi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve të këtij institucioni,  të shoqëruara nga mësimdhënësja Alberita Bytyqi,  vizituan Qendrën e Fëmijëve “Dielli”, në kuadër të shkollës “Rasim Kiçina”, në Drenas.

Përveç vizitës studentët e AAB-së  shfaqën edhe një program me karakter edukativ-  recituan poezi dhe bashkë më fëmijët pikturuan edhe dy punime.

Fëmijët dhe edukatoret e qendrës “Dielli” u ndanë të kënaqur nga ky organizim i studenteve të AAB – së. 

Në fund të këtij aktivitetit, studentet e AAB-së i shpërblyen fëmijët me nga një fletore të Kolegjit AAB.

 

Vëmendje: Për publikimin e fotove të fëmijëve, është marrë leje paraprakisht nga koordinatorja  e qendrës  të fëmijëve “Deilli ”, znj. Mehreme Gllareva.  

Share: