Studentët e Kolegjit AAB, morën pjesë në minimaratonën e organizuar për nder të dëshmorit Haradin Bajrami

28 Mars 2017

Studentë dhe mësimdhënës të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB,  morën pjesë në minimaratonën e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Klubi i Atletikës “Blinaja”në Lipjan, për nder të dëshmorit Haradin Bajrami.

“Në këtë garë morën pjesë shumë garues nga klube të ndryshme dhe personalitete të jetës publike dhe sportive të Kosovës, por studentët tanë u dalluan me rezultate të mira”, tha dekani i këtij fakulteti, Fatmir Pireva.

Në fund të garës pjesëmarrësit u nderuan me nga një mirënjohje dhe medalje.

Share: