Studentët e Radiologjisë prezantuan publikisht punimet e tyre seminarike

31 Tetor 2018

Studentët e programit të Radiologjisë, prezantuan punimet e tyre seminarike, ku në pah u vënë njohuritë dhe mësimet që ata marrin në ligjërata. Prezantimet e punimeve të tyre, para publikut të gjerë të përbërë nga profesorë dhe studentë nga të gjitha drejtimet, u përcollën edhe me sesione diskutimesh mbi trajtimet dhe kërkimet e bëra.

Kësisoj, Kolegji AAB po aplikon forma aktive të mësimit për studentët gjatë periudhës së studimeve, pasiqë të nxënit aktiv dhe novator është rruga për të cilën janë përcaktuar Kolegji AAB dhe stafi akademik.

Qëllimi i këtyre prezantimeve ishtë aplikimi i një forme aktive të mësimit nga ana e studentëve.Të angazhuar në punë individuale e grupore, ata treguan aftësi krijuese profesionale, ndjenjë të punës ekipore, ndërveprim, etj.

Angazhimin e pandëprerë të studentëve dhe punën e tyre  e përkrahu edhe dekani i Fakultetit të Radiologjisë, prof. dr. Bujar Gjikolli i cili me këtë rast tha se studentët shprehën interesim për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.

 

Share: