Studentët e Shkencave Kompjuterike vizitë në KEDS

17 Maj 2018

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, në kuadër të lëndës “Sistemet e avancuara të bazave të të dhënave” kanë zhvilluar vizitë në KEDS.

Gjatë kësaj vizitë studentët patën mundësi të shohin nga afër punën që bëhet në sektore të ndryshme që kishin të bëjnë me mbledhjen e të dhënave, data base, aplikacionet online, etj..

Me këtë rast menaxheri i IT-së së KEDS z. Shukri Aliu, i cili priti studentët në hapsirat e kësaj koorporate  u nda i kënaqur me interesimin e studentëve dhe njohuritë e tyre teknologjike.

Studentët dhe prof. Engin Melekoglu u ndanë të kënaqur me pritjën që iu bë në KEDS nga menaxheri Aliu të cilin e ftuan t’i bëj vizitë edhe Kolegjit AAB.

 

 

Share: